E enjte, 31 Tetor, 2024

Ky është banori i “Kalabrisë” që u arrestua nën dyshimin se kërcënoi Përparim Ramën, kërkohet lirimi i tij

Përfaqësuesit e banorëve të Kalabrisë, kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarit të tyre, Bastri Tërnava, i cili është arrestuar të enjten me arsyetimin se e ka kërcënuar kryetarin Përparim dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Përfaqësuesi i banorëve, Milot Krasniqi, ka thënë se Tërnava, vetëm i ka cituar fjalët që edhe vet kryetari Rama i kishte thënë.

“Kryetari Përparim Rama ka thënë që nëse nuk e qesin pikë të rendit të ditës Kalabrinë me datë 24, kemi me kallë Kuvendin. Kryetari Rama i ka thënë këto fjalë në hollin e Kuvendit. Basri Tërnava vetëm i ka cituar fjalët e kryetarit Rama”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se familjarët e Tërnavës i kanë lajmëruar se e kanë arrestuar dhe ia kanë angazhuar një avokat sipas detyrës zyrtare.

“Kërcënimi publik ka ndodhur me 8, dje është arrestuar pasdite, nuk e di pse e kanë shtyrë deri dje, nëse është dashur të ndërhyhet është dashtë më herët por besoj se shkaku i seancës, por është e paarsyeshme, arrestimi i tij është i paarsyeshëm, dhe shpresojmë që të lirohet. Është e padrejtë mënyrën se si është arrestuar dhe ne si banorë se kemi kërcënuar asnjëherë askënd. Neve na është bërë e padrejtë që nuk është duke kaluar plani për Kalabrinë. Tash i kemi ndjekur të gjitha rrugët, kemi kërkuar takim me Ramën, me asamblistë, vetëm është vonuar dhe nuk janë plotësuar kërkesat tona”, ka thënë Krasniqi.

Banorët e lagjes Kalabria në kryeqytet po kërkojnë që të miratohet në Kuvendin komunal plani urbanistik për këtë lagje, i cili është premtuar tash e dy vite nga udhëheqja e kryeqytetit.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer