Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person dyshohet se ka qëlluar veten me armën e prindit, i cili është zyrtar policor. Viktima është një 19-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Erlis Kadriajn, i cili humbi jetën tragjikisht, duke e shkrepur armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor, Sedat Kadriaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se i riu e ka qëlluar gabimisht veten në kokë, duke marrë lëndime të rënda, të cilat s’ka arritur t’iu bëjë ballë.
“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesen e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Gashi.