Për shkak të lëndimeve të shumta, kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar ndryshime në listën e të ftuarve.
Pas, largimit të Mirlind Dakut, Sylvihno ka vendosur që për herë të parë ta ftojë Marvin Çunin.
Me origjinë nga Peja, 22-vjeçari ka lindur në Munchen të Gjermanisë.
Ai ka qenë pjesë e grupmoshave te skuadra e Bayernit.
Kur ishte pjesë e Bayern U19 ai u ftua nga Shqipëria U19, e më vonë edhe nga U21.
Nga Byerni ai për disa vite u huazua te ekipet e ligave të ulëta si Sonnenhof, Paderborn, ku debutoi në Bundesliga 2 dhe me pas te Saarbrucken.
Ne fillimet e karrierës së tij ai është aktivizuar si sulmues krahu për shkak të shpejtësisë së tij, por më pas u zhvendos në qendër të sulmit.
Çuni u transferua në mënyrë surprize këtë verë te Frosinone në Serie A.
Deri më tani këtë sezon ai është aktivizuar dy herë si titullar, por ka marr minuta edhe si rezervistë.