E premte, 15 Nëntor, 2024

Ky është doktori nga Drenica që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e një doktori me dyshimet për marrje ryshfeti.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është ortopedi, Sami Deliaj nga fshati Abri i Drenasit, doktor në QKUK. Pas arrestimit të Deliajt, ka reaguar edhe SHSKUK.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.

Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive” thuhet në reagimin e SHKUK.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer