E diel, 27 Tetor, 2024

Ky është hajni tjetër i arrestuar nga grupi kriminal, vidhnin makineri në Skenderaj dhe i dërgonin ilegalisht në Serbi

Të mërkurën Sinjali raportoi se të dyshuarit janë Ilir Kadriu, Valmir Kadriu – vëllezër dhe Bajram Selamani dhe Pajtim Selmani, po ashtu vëllezër, teksa është kapur edhe një i dyshuar tjetër për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur më 18 shkurt në fshatin Tërrnac të Skenderajt.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua gjatë ditës së djeshme është Albenit Veseli, 21-vjeçar, nga fshati Dumnicë e Poshtme në Podujevë.

Sipas informacioneve të para të dyshuarit në bashkëpunim kanë vjedhur makineri bujqësore-traktor dhe bagëti në rajone të ndryshme të Kosovës dhe përmes rrugëve malore dyshohet se i kishin dërguar në Serbi.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, aksioni për kapjen e të dyshuarve të parë është zhvilluar në disa lokacione në Mitrovicë e Podujevë, ku janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale si dhe disa prova tjera relevante.

Arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi Policia nisi hetimet për një rast të vjedhjes së rëndë që u denoncua më 18 shkurt në fshatin Tërrnac të Skenderajt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer