E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Drenas, bashkëjetonte me të

Një rast i dhunimit u zbulua dje në Qytetin e Drenasit pas denoncimit se  një person po bashkëjeton me të  miturën qe një kohë në shtëpinë e tij në Drenas dhe me të dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Gazeta Sinjali mëson se personi që përfundoi në prangat e Policisë është Gazmend Salihu, rreth 33-vjeçar – ndërsa viktima është një 16-vjeçare.

Hetimet rajonale kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe si rezultat është arrestuar personi i dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën  dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer