Tush Frrokaj po dyshohet se ka vrarë vjehrrin e tij, Anton Prela në një lokal në Klinë pasditen e së hënës.
Anton Prela ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës pas plagëve të marra nga gjuajta me armë derisa i dyshuari për vrasjen e tij ndodhet në arrati.
Frrokaj është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Frrokaj ishte në kërkim nga Policia e Kosovës edhe më herët, shkruan Insajderi.
Tush Nue Frrokaj ishte shpallur në kërkim nga policia për “Vjedhje të Rëndë”.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Tush (Nue) Frrokaj i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë. I pandehuri është i kërkuar për vepra penale: Një rast për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ ”, thuhet në njoftim e policisë para tri vitesh.