E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ky është i dyshuari që u prezantua rrejshëm si hetues policor në Skenderaj, shpallet në kërkim nga Policia

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarë të shumtë prezantohen rrejshëm si zyrtarë, me qëllimin për të qëruar hesape apo për të përfituar dobi pasurore nga personat me të cilët janë në telashe. Gazeta Sinjali raportoi të martën për një rast të tillë, që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Skenderaj. Prokuroria Themelore në Mitrovicë Tashmë kanë nisur hetimet, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.Balajn, i cili është futur në listën e personave të kërkuar, nën dyshimet për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.

Balaj po dyshohet se është prezantuar si hetues i Policisë së Kosovës, me qëllimin për t’i dërguar ‘selam’ një zyrtari policor, përmes pronarit të një lokali në Skenderaj. Ky i fundit e ka raportuar të dyshuarin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.

Sipas dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari Balaj ka kërkuar informacione për zyrtarin policor të cilin po e shqetëson që një kohë. Për të mos mbaruar me kaq, ai edhe ka kushtëzuar, ku ndër të tjera ka thënë se nëse zyrtari policor ia ofron 2 mijë euro, atëherë do ta lë rehat.

Përballë kësaj situate, viktima ka njoftuar Policinë dhe ka shpjeguar në detaje gjithë rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për kapjen e të dyshuarit dhe inicimin e rastit ndaj tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer