E enjte, 31 Tetor, 2024

Ky është i riu nga Drenasi që u plagos nga mjeti shpërthyes në Gjakovë

Një burrë është lënduar nga një mjet shpërthyer në një fushë të hapur të një fshati në Gjakovë.

Lajmin u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i lënduari është dërguar me emergjencë për trajtim.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore iu kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

Mësohet se i lënduar ka mbetur Fidajet Lika nga komuna e Drenasit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer