E premte, 15 Nëntor, 2024

Ky është i riu që dyshohet se sulmoi seksualisht 24-vjeçaren në liftin e banesës, dorëzohet pasi iu publikua fotoja

Gazeta Sinjali raportoi sot se i dyshuari për  rastin e sulmit seksual që kishte ndodhur në muajin shkurt në Prishtinë, ku viktimë ishte një vajzë 24-vjeçare është dorëzuar në Polici. Vendimi i tij për t’u përballur me veprën me të cilën ngarkohet siç duket erdhi pasi Policia vendosi t’ia publikojë foton, me qëllim që të identifikohet sa më shpejt.

Pa pasur nevojën e qytetarëve, i dyshuari u dorëzua në Polici gjatë ditë së djeshme dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Valon Tahiri, 23-vjeçar.

vttt

Si dyshohet se ndodhi rasti?

Në orët e para të ditës së shtunë të 18 shkurtit, viktima 24-vjeçare kishte vërejtur se derisa po kthehej në banesën e saj në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë, po ndiqej nga një person i panjohur për të.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari ishte futur në ashensorin e banesës bashkë me 24-vjeçaren, e aty kishte filluar tmerri për vajzën.

Sipas saj, 23-vjeçari kishte filluar ta prekë në pjesët intime të trupit, pa dëshirën e saj dhe më pas kishte arritur që të largohet në drejtim të panjohur.

Për këtë arsye, ajo kishte kërkuar ndihmën e Policisë, por nuk kishin arritur ta identifikonin derisa ai u dorëzua dhe vendosi të përballej me veprën që dyshohet se ka kryer.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer