E hënë, 13 Janar, 2025

Ky është i riu që humbi jetën nga goditja e tenit të linjës Pejë-Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë ka përfunduar me fatalitet mesditën e sotme. Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është 34 vjeçari, Armend Bilalli nga Peja.

 

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, i ndjeri u dërgua në QKMF në Klinë me shenja jete. Për shkak të gjendjes së rënduar nga goditja e trenit, viktima është nisur për në Pejë ku edhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion./Indeksonline/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer