E shtunë, 6 Korrik, 2024

Ky është kadeti që dyshohet se dhunoi të miturën në Lipjan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër një kadetit të Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim në tentativë” të një të miture.

Insajderi nga burime të sigurta ka kuptuar se bëhet fjalë për kadetin Omer Limani.

Limanit, siç njoftojë gjykata i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

Kadeti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur nga Lipjani, të cilën në polici e kishte raportuar babai i saj me datën 30 qershor.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Për rastin janë deklaruar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, tha ai në përgjigje për Insajderin, ditën e djeshme.

Si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK, bëri me dije Beka.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer