Mësohet identiteti i eprorit policor që është pezulluar nga detyra nën dyshime serioze për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me theks të veçantë në veprën penale të spiunazhit.
Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se bëhet fjalë për Agim Vitia, kapiten në Policinë e Kosovës, i cili më 2 shtator është suspenduar nga detyra, së bashku me rreshteren Lumnije Behluli.
Të dy dyshohen për shkelje të rëndë të sigurisë dhe besueshmërisë institucionale, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në fshehtësi të plotë për të verifikuar nëse veprimtaria e tyre ka cenuar hetimet sensitive të Policisë së Kosovës, përfshirë ato në fushën e krimeve të luftës.
Deri tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare për rastin, pavarësisht pyetjeve të adresuara.