E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Ky është pacienti që dyshohet se ia vuri flakën dhomës dhe vdiq nga asfiksia

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën mbrëmë në Repartin e Urgjencës dhe Intensives Psikiatrike në QKUK, ku një dhomë u kaplua nga zjarri dhe për pasojë vdiq një pacient. Sipas SHSKUK-së, pacienti dyshohet se ia ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur, me ç’rast si pasojë e ngufatjës nga tymi, ai ka humbur jetën, raporton Sinjali.

Burimet brenda QKUK-së thonë se pacienti që vdië është Isen Sinani, i cili ishte pranuar në Klinikën e Psikiatrisë ditën kur ndodhi rasti.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se pacienti u ngufat nga tymi dhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësor për ta shpëtuar, ai vdiq.

Për shkak të tymit, edhe i gjithë ekipi kujdestar u asfiksua, e po ashtu edhe një paciente tjetër.

“Gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës”.

Pas këtij rasti, të enjten Bordi Drejtues i ShSKUK-së, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte kjo ngjarje

Bordi ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer