E premte, 25 Tetor, 2024

Publikohet fotoja, ky është personi nga Buroja e Skenderajt që humbi jetën në aksident në Klinë!

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth ores 17:20 në fshatin Zajm të Klinës.

Portali Rajoni.org ka mësuar se viktima që ka humbur jetë si pasojë e aksidentit është Bekim Mulaj nga fshati Burojë i Skenderajt .

Lajmin për vdekjen e Bekimit e ka konfirmuar edhe vellau i tij përmes rrjetit social “facebook.

”Të All-llahut jemi dhe te ai do kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndrruar jetë vëllau jonë Bekim Mulaj. Rreth kohës së varrimit dhe të pames ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se njëri nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj se mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej viktimave të aksidentit. Një nga të lënduarit është dërguar nga familjarët në QKUK në Prishtinë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mbi rastin” ka thënë Gashi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer