E premte, 25 Tetor, 2024

Ky është personi nga Skenderaj që vdiq si pasojë e aksidentit në Klinë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth ores 17:20 në fshatin Zajm të Klinës.

Portali Rajoni.org ka mësuar se viktima që ka humbur jetë si pasojë e aksidentit është Bekim Mulaj nga fshati Burojë i Skenderajt .

@rajoni.org

Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë Para pak çastësh në komunën e Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet, transmeton portali rajoni.org. Burime të rajoni nga vendi i ngjarjes bëjne me dije se një person ka vdekur dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës dhe ekipet emergjentë. Portali rajoni do të ju mbaj të informuar; #Klina #Skenderja #Prishtina #Rajoni #Aksident #Kosovo #Viral #ViralVideo

♬ Police Siren – Police Siren

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se njëri nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj se mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej viktimave të aksidentit. Një nga të lënduarit është dërguar nga familjarët në QKUK në Prishtinë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mbi rastin” ka thënë Gashi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer