Një person është arrestuar dje nga policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se në fshatin Terrnavc e ka sulmuar një zyrtar komunal të Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Portali rajoni.org ka mësuar së në cilësin e të dyshuarit është arrestuar Bajram Sinani dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmës komunikatës 24 – orësh.
“Fsh. Ternavc, Skenderaj 22.12.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”