E martë, 19 Nëntor, 2024

Ky është personi që u plagos në rrugën Ferizaj – Prishtinë, është emër i njohur për Policinë

Një person është qëlluar me armë zjarri përderisa po drejtonte veturën e tij në magjistralen e Ferizaj-Prishtinë. I njëjti është dërguar në emergjencë ndërsa të dyshuarit nuk janë identifikuar. Insajderi mëson se i plagosuri është Agim Spahiu i cili njihet me nofkën “Morri”.

Si recidivist i disa veprave penale, Agim Spahiu është emër i njohur për Policinë e Kosovës.

Ai njihet edhe si biznesmen i barërave pasi zotëron barnatore në Prishtinë.  “Barnatore Ever Green”  në ARBK figuron në emër të Agim Spahiut.

Insajderi ka kontaktuar edhe me Florent Latifaj, avokat i të plagosurit. Ai ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë saktësisht ka ndodhur pasi për rastin në fjalë është njoftuar nga mediat.

Nga policia kanë thënë se shkaqet e kësaj janë ende të panjohura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë gjetur gjashtë gëzhoja të fishekëve.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive”.

Ndonëse policia nuk ka dhënë detaje rreth të dyshuarit për vrasjen në tentativë ndaj Spahiut, Sinjali raportoi se ai ka qenë komplet i maskuar në momentin kur dyshohet se ka kryer veprën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer