E premte, 27 Shtator, 2024

Ky është personi qe u plagos dje në Skenderaj, kjo dyshohet të jetë arsyeja

Portali rajoni.org ka raportuar për një plagosje qe kishtë ndodhur dje rreth orës 20:30 në Skenderaj.

Nga burime të sigurta të portalit rajoni.org, viktima I.Gashi [Viti lindjës 1972] nga Skenderaj është plagosur me armë zjarri, dje në rrugën “Bekim Berisha” në lagjen dy të Skenderaj.

Sipas informacioneve të para të portalit rajoni.org brenda stacionit policorë në Skenderaj, dyshohet se plagosja ka ndodhur si shkak i problemeve pronësore.

I njejti burim i ka thënë rajonit se dorasi menjehere pasi ka kryer aktin është vetëdorezuar në stacionin policorë të Skenderajt.

Rasti është konfirmuar për portalin rajoni.org edhe nga Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha Zahiti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer