Engjellusha Salihu po le pas krahëve një sezon verore mjaftë të ngjeshur me dasma e ahengje.
Ajo edhe këtë verë ka kënduar përkrah të ëmës, këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Shyhrete Behluli.
Engjit, nuk i ka munguar as vëmendja në rrjete sociale, ku së fundi ka postuar një foto me nusen e vëllait, Learten, shkruan “Kosovarja”.
Marrëdhënia mes Engjellushes dhe Leartes si gjithmonë mbetet e mrekullueshme dhe ato dyja shpesh e shprehin edhe publikisht konsideratën për njëra tjetrën.