Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur dje gjatë ditës në Nekoc të Drenasit, ku ka humbur jetën një person, shkruan rajoni.org.
Viktime i këtij aksidenti ka mbetur, Sherif Bylykbashi nga fshati Baicë e Lipjani.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24’orësh.
“Fsh. Nekoc, Gllogoc 12.08.2025-12:19. Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia është vetë aksidentuar dhe si pasojë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.