Mbi 28 mijë euro i ka kushtuar ndërmarrjes publike lokale “Hortikultura” në Prishtinë, digjitalizimi dhe brendimi i ndërmarrjes, shkruan portali rajoni.org.
Kjo ndërmarrje me 28 prill e kishtë nënshkruar kontratën në fjale ku kishtë shapllur fitues çmimin e dytë me të shtrenjët.
Operator fitues në këtë tender ishtë shpallur operatori “Safebit L.L.C”. Sipas D+ ky operaor është shpallur fitues ndonëse nuk i ka plotesuar kushtet.
Çka përfshinte tenderi dhe dyshimet për keqperdorim dhe dëmtimi të bugjetit
Në dosjen e siguruar nga portali rajoni.org, tenderi perfshinte hapjen e një website, krijimin e disa logove, trajnim të stafit se si të perdorin familjen office dhe konfigurimin e disa pajisjeve tjera.
Deri tani – portali rajoni.org nuk ka gjetur se kjo nderrmarrje ka website zyrtare, pra në kërkimet tona të gjitha domainet dalin të jenë offline apo in ekzistente.
Saktesisht afro 10 mije euro u dhanë nga xhepi i Prishtinasve për një websit e i cili nuk është ekzistent për publikun.
Tenderin në fjale e ka denoncuar edhe nga D+ e cila në raportin e saj ka deklaruar se: “Ndërmarrja publike lokale Hortikultura, ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik që nuk ka plotësuar kërkesat në dosje të tenderit, rrjedhimisht ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik të papërgjegjshëm”.