E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Ky është turpi në palestrën e sportit në Skenderaj, mbushet me kove të ujit

Pas palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, tani ajo në Istog është për turp dhe në gjendje të tmerrshme edhe palestra e sportit në Skenderaj.

Një fotografi që është dërguar në redaksinë  e gazetës kombëtare “Bota sot”, shihet katastrofa e palestrës së sportit në Skenderaj, shumë kove aty brenda, për të ndaluar ujin që pikon nga çatia.

Kur bie shi bëhet e ditë zeza, pikon çatia!

Kjo palestër ka më shumë se një vit e gjysmë që është hapur, palestër e re dhe po shndërrohet në turp.

“Është me e keqja mirëmbajtja dhe është katastrofale.

Instalimi i rrymës është skandal! Paramendoje nuk ka treshteksh askund.

Dyert dhe dritaret janë veç sa për sy e faqe.

Më e keqja është se mirëmbajtja është zero.

Vet lojtaret e fshijnë e pastrojnë palestrën. Ne paguajmë për ta pastruar gjatë ndeshjes një person që ne e angazhojmë”, tha një zyrtar i një klubit në Skenderaj, emër i njohur për redaksi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer