Sot në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të një individi, që mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.
Kështu ka bërë të ditur, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.
“Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës”, ka shkruar ndër të tjera Gara.