E premte, 1 Nëntor, 2024

Ky është viktima që u gjet në një trotuar në Mitrovicës me lëndime të rënda në kokë

Një person është gjetur i shtrirë në një trotuar të Mitrovicës me lëndime në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar edhe vdekjen e tij.

Sinjali mëson se viktima është: Shaban Rexha, vdekja e të cili është konstatuar si e dyshimtë.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer