Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dje një person në fshatin Arllat të Drenasit, i cili dyshohet se në rrjetet sociale ka përdorur gjuhe të urrejtjes ndaj një zyrtar policor, shkruan portali rajoni.org.
Rajoni ka mësuar se i dyshuari pasi qe është gjobitur të enjetën nga zyrtari policorë, i njejti ka publikuar në facebook një fotografi të zyrtarit policorë me përmbajte të nxitjes dhe urrejtjes ndër fetare.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.