E premte, 3 Janar, 2025

Ky takim a paraqet konflikt interesi? Agjencia kundër korrupsionit nuk i kthen përgjigjje portalit rajoni.org

Komuna e Drenasit i ka dhënë prej afro 150 mijë euro tender “Fer Petrolit” me pronar Mehdi Gjokën. Ky është tender i tretë brenda këtij viti që kishte marre kjo kompani në këtë Komunë. Ky biznesmen njihet për afërsinë me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin, shkruan portali rajoni.org.

Komuna e Drenasit ka nënshkruar kontratën me 13.10.2023 me “Fer Petrolin”. Kjo kontratë ka të bëj me me rregullimin e tregut në Drenas.

Vetëm një javë pas nënshkrimit të tenderit të fundit, Lladrovci e Gjoka kanë ‘festuar’ së bashku me nga një kafe.

Në një foto të publikuar në “Facebook”, shihet kryetari i Drenasit përball Mehdi Gjokës, pronarit të “Fer Petrol” dhe drejtorit të infrastruktures Endrit Gllareva.

Agjencia kundër korrupsionit nuk kthen pergjigjje

Portali rajoni.org, lidhur me rastin në fjale i ka shkruar zyrës së informimit të agjencisë kundër korrupsionit për të marrë deklarimin e tyre.

Pasi ja u ka sqaruar të gjitha detajet, portalin rajoni i ka dërguar pyetje kësaj agjencie për të i pyetur së ky takim a paraqet konflikt-interesi dhe së vera mbi tavoline a mund të quhet ryshfet.

Mirëpo përkundër pritjeve të rajonit për mbi 2 jave, agjencia kundër korrupsionit nuk ka kthyer përgjigjje.

Po ashtu portali rajoni.org do të i drejtohet edhe prokurorisë për të marrë një koment profesional mbi fotografinë dhe së a janë të mjaftushmë bazat për më i ngrit dyshimet për konflikt të interesit.

Ditëve në vijim rajoni do të publikoj edhe disa gjetje në dy kontrata, për të cilat po punohet dhe paraprakisht do të u dërgohet edhe organeve të hetuesise.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer