Tuesday, July 1, 2025

La Liga sulmon sërish Super League-n

La Liga ka reaguar me shpejtësi ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED). Ajo ka rënë dakord me Super League në ankesën kundër UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat i akuzon se ushtrojnë monopol mbi garat e futbollit, në kundërshtim me rregullat evropiane.

Javier Tebas, president i La Liga-s, ka qenë i prerë: “Ata tashmë kanë filluar të helmojnë, siç paralajmërova, ata gjithmonë kanë mundur të organizojnë gara jashtë mjedisit të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe kjo nuk mund të ndalohet, çështja është kushtet e tyre të jenë nën organizimin e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në X, dikur Twitter.

Në reagimin e saj, La Liga, në nivel institucional, ka përsëritur kundërshtimin ndaj projektit të ri të konkurrencës.

“Sot më shumë se kurrë kujtojmë se Super League është një model egoist. Çdo format që nuk është totalisht i hapur, me akses direkt, vit pas viti, nëpërmjet ligave vendase, është një model i mbyllur. Futbolli evropian tashmë ka folur. Mos insistoni”, thuhet në njoftimin e La Liga-s në X.

Presidenti i La Liga-s, armiku i njohur i Super League, i është përgjigjur edhe një postimi në X nga CEO i “A22 Sport Management”, Bernd Reichart, i cili ka bërë të ditur se do t’i ofrojë falas ndeshjet e kompeticionit të lartpërmendur.

“Për të qenë të qartë, nuk ka dyshime dhe disa gabimisht shkojnë të rihapin lokalin për të pirë puro deri në 5 të mëngjesit siç duket se ka qenë sonte CEO Bern Reichart”, shkruan Tebas në X.

“GJED-ja thotë se rregullat për pranimin e garave të FIFA-s dhe UEFA-s janë transparente, por jo se duhet të pranojnë Super League. Përkundrazi, vë në dukje se kriteret e pranimit në konkurse duhet të jenë transparente, objektive dhe jo diskrimunese. Parime pikërisht të papajtueshme me Super League”, vijon ai.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer