Wednesday, October 8, 2025

Labinot Halilaj: Audio-incizimi është i prerë, pretendimet për pronën i ka shprehur vetëm Arigon Sinani

Kandidati për asamble komunale në Drenas me numër 30, Labinot Halilaj, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, të cilin e ka cilësuar si manipulues dhe mashtrues.

Halilaj ka akuzuar Arigon Sinanin, përfitues të një prone publike, se ka realizuar incizime të paautorizuara për qëllime shantazhi dhe denigrimi. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë rastin dhe të marrë në përgjegjësi autorin e incizimeve.

Në reagimin e tij, Halilaj ka sqaruar se në takimin ku kanë marrë pjesë Ramiz Lladrovci, Bekim Lestrani, Hamit Kastrati, Ndriqim Cakiqi, Arigon Sinani dhe ai vetë, qëllimi i vetëm ka qenë zhbllokimi i pronës publike, pa kërkuar asgjë në kthim. Sipas tij, i vetmi që ka shprehur pretendime për atë pronë ka qenë Arigon Sinani.

Halilaj ka theksuar se publikimi i incizimit në kohë fushate lidhet me politikanin Petrit Hajdari, të cilin e ka quajtur figurë të dështuar, duke shtuar se Sinani ka qenë përkrahës i tij në vazhdimësi.

Postimi:

E vërteta dhe mashtrimi i audio-incizimit

Reagim publik

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,

Dje është publikuar një audio-incizim manipulues dhe mashtrues, i realizuar nga Arigon Sinani një përfitues i pronës publike. Me këtë rast, i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit që të merret urgjentisht me këtë çështje dhe të hetojë incizimet e paautorizuara të kryera nga ai, të cilat nuk janë të vetmet.

E vërteta e takimit

Në takimin ku të pranishëm ishin; Ramiz Lladrovci, Bekim Lestrani, Hamit Kastrati, Ndriqim Cakiqi, Arigon Sinani dhe unë.

Qëllimi i vetëm i z. Lladrovci në këtë takim ka qenë zhbllokimi i pronës publike, pa kërkuar asgjë në kthim. Pikë.
I vetmi që ka shprehur pretendime për atë pronë ku zhvillon edhe biznesin e tij ka qenë Arigon Sinani, dhe këtë e dëshmojnë shumë të pranishmit në takim. Pikë.

Kërkesë për hetim

Prokuroria duhet ta thërrasë në përgjegjësi Arigon Sinanin dhe t’i kërkojë të gjitha audio-incizimet që ai ka realizuar në mënyrë të paligjshme me metoda që na kujtojnë kohën e UDB-së për qëllime shantazhi dhe denigrimi.

Përdorimi politik i incizimit

Publikimi i incizimit në kohë fushate nuk është rastësi. Ai lidhet me Petrit Hajdarin, një figurë e dështuar e politikës në Drenas, i cili është nominuar tri herë për deputet dhe asnjëherë nuk është zgjedhur. Edhe po të nominohet 100 herë për kryetar komune, karriera e tij do të mbetet në fazën e kandidimit. Mbase suksesi i tij më i madh politik është mundësia për të hyrë në librin Guinness për më së shumti nominime pa fitore.

E Arigon Sinani, edhe në atë kohë dhe gjatë gjithë periudhës, ka qenë përkrahës i tij dhe është përpjekur ta promovojë për kryetar komune një fakt i njohur për të gjithë. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse unë qëndroj më i fuqishëm se kurrë përkrah Ramiz Lladrovcit.

Thirrje për qytetarët

Andaj të nderuar qytetarë, mos bini pre e incizimeve të manipuluara e të prera me qëllime politike. E me besim të plotë në drejtësinë e Prokurorisë së Shtetit, këtyre metodave të UDB-së do të ju vije fundi e e vërteta do të dalë në shesh!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer