Komuna e Pejës po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët, shkruan rajoni.org.
Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se aktualisht është duke u zhvilluar asfaltimi në Lagjen Dardania dhe në Rrugën “Edmond Hoxha”.
Sipas tij, këto ndërhyrje janë pjesë e projektit të vazhdueshëm të modernizimit të infrastrukturës në lagjet e qytetit dhe përfaqësojnë një angazhim konkret për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe sigurisë në komunikacion.
“Vazhdon asfaltimi në Lagjen Dardania dhe Rrugën ‘Edmond Hoxha’ në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri në facebook.