Edhe pse nuk është akuzuar e as përmendur as ai e as shkolla e tij në artikullin e publikuar nga portali rajoni.org, ku dyshohet për një rast të ngacmimit seksual nga një zyrtar arsimor (asamblist i pushtetit) ndaj një nxënësë, të raportuar ditë me parë në stacionin policorë në Skenderaj!
Për qudi i pari që ka dashtë me u “la“ para opnionit ka qenë drejtori i gjimnazit, Hajdar Beka.
Ai në emër të tij dhe “gjithë” kolegëve te tij ka dalur me sqarim në faqen zyrtare të kësaj shkolle:
“Me përgjegjësi të plotë njoftoj opinionin e gjerë se nga gjimnazi ” Hamëz Jashari ” ku unë jam drejtor nuk ka asnjë ankesë për ngacmim dhe se nuk është intervistuar asnjë mësimdhënës nga kjo shkollë. Shkrimet dhe postimet e ndryshme po bëhen për qëllime politike apo personale, përndryshe asgjë të vërtetë nuk ka. Për këto deklarime unë jap përgjegjësi para organeve te rendit dhe para opinionit. Njëherit bëj thirrje të gjithëve që të kenë kujdes nga linqime të tilla sepse kemi familje dhe nuk duhet që dallimet politike të shkojnë aq larg sa që të lëndojmë të tjerët”, ka shkruar Hajdari në sqarimin e publikuar.
Sqarim: Portali i ka burimet e veta dhe qendron prapa artikullit të publikuar mbrëmë, ndonëse emra të askujt nuk ka permendur por jo zyrtarisht i di të gjitha detajet mirëpo është duke pritur qe të marrë pergjigjjet e premtuara nga organet kompetente të policisë.
Me poshtë gjeni se çka kishtë raportuar portali rajoni.org, qe e bëri të dal me sqarim këtë institucion.
Një anëtar i kuvendit komunal të Skenderajt (Emer i ditur për rajonin) i cili është edhe zyrtar në një shkolle është raportuar për ngacmim seksual.
Sipas burimeve jo zyrtare të portalit rajoni.org, ngjarja ka ndodhur këto ditë – ndërsa i dyshuari pas kësaj është intervistuar nga polica, e kjo e fundit nuk ka raportuar për rastin në fjalë në raportet e saj për ngjarjet qe ndodhin brenda 24 ore.
Sipas të njejtave burime për rastin në fjal policia ka zbarkuar dy here në shkollën ku i dyshuari punon.
Portali rajoni.org i ka shkruajtur policisë se Kosovës për t’a konfirmuar rastin mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer pergjigjje.
Rajoni ka tëntuar të flasë edhe me drejtorin e shkollës në fjalë i cili menjehere pas prezantimit të rajonit ka shkeputur lidhjen dhe deri në publikimin e lajmit ka qenë i pa arritshem.
Në lidhje me rastin në fjale portali rajoni ka kontakuar edhe Amir Lushtakun, zyrtari i informimit të komunës se Skenderajt për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.
I njejti i tha rajonit se nuk ka dijeni për një rast të tille.
Portali rajoni qendron mbrapa lajmit dhe do të ju mbaj të informuar lidhur me rastin./Rajoni.org/