Wednesday, August 20, 2025

Lajm i hidhur: Vdes invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi i Skenderajt!

Ka ndërruar jetë invalidi i luftës, Hajrullah Ramadani nga fshati Prekaz i Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e kanë dhënë familjarët e tij pëmes rrjeteve sociale.

I ndjeri Hajrullah Ramadani- Lahi, ishte invalid i luftës i cili në trupin e tij bartë 17 plagë nga lufta.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër, më datë: 08.04.2024 në ora 18: 00, në Varrezat e Lagjës Hasanaj në fshatin Prekaz i Epërm.

Njoftimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Njoftojmë familjarët, farefisin, shokët dhe të gjithë të tjerët se, sot ndërroi jetë më i dashuri ynë Hajrullah Ramadani.
Varrimi bëhet nesër, më datë: 08.04.2024 në ora
18: 00, në Varrezat e Lagjës Hasanaj në fshatin Prekaz i Epërm.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilin dha pjesët e trupit dhe barti plagë të rënda një qerek shekulli edhe pse jo pa dhimbje, por me krenari të madhe.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer