Monday, February 24, 2025

Lajm i hidhur: Vdes ish-profesori i gjuhës frënge në Gjimnazin e Skenderajt

Ka ndërruar jetë ish-profesori i gjuhës frënge në Gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Idriz Mangjolli nga fshati Mikushnicë i Komunës së Skenderajt.

Profesori Mangjolli kishte punuar si mësimdhënës jo vetëm në Skenderaj, por edhe në Mitrovicë, dhe kishte dhënë kontribut të madh në arsim edhe para luftës.

Ai ishte një figurë e nderuar dhe e dashur për breza të tërë nxënësish. Si një nga mësimdhënësit e rrallë të gjuhës frënge në Mitrovicë e në Skenderaj, ai la një ndikim të madh në arsimin e shumë gjeneratave.

Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që patën fatin ta njihnin, si mësues dhe si njeri me vlera të larta.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer