Ka ndërruar jetë, Zymber Bajraktari nga fshati Kline e Eperme e Komunës se Skenderaj, njofton portali rajoni.org.
Bajraktari njihej si njëri nga bletarët më të njohur dhe më profesionist dhe i njejti mbantë pozitën e kryetarit të bletarëve.
Gjatë luftës ai sherbeu si pjestar i UÇK-së në rajonin e Drenicës,
Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë dhënë familjarët e tij.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Ka ndërruar jetë, pedagogu, luftëtari, çlirimtari,
Iku në amshim për të mos vdekur kurrë, njeriu i mirë e human, patrioti e atdhetari,
Na mërziti shumë Vëllau ynë, Prijësi, Legjendari,
Zymber BAJRAKTARI,
Jeta yte vëlla nuk ish veq një rrëfim: do aq kohë sa jetove pë të bërë një udhëpërshkrim!
Do të na mungosh shumë!
Lavdi Veprës Tënde, që do të na ndriqojë për jetë e mot!
Ngushëllime miqëve të shumtë të Zymberit anëkënd trojeve shqiptare, nxënësve të tij, bashkëluftëtarëve dhe farefisit të gjërë!
Qoftë i Parajsës Luftëtari i Lirisë!