Friday, March 21, 2025

Lajm i hidhur: Vdes mesësusja e parë e Drenicës

Familjet Rrecaj dhe Istrefi kanë marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të familjares së tyre, Feride Rrecaj Istrefi.

Feride Rrecaj Istrefi, ndryshe në Skenderaj njihet si mësuesja e parë Drenicës, shkruan rajoni.org.

Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj dhe ka lënë një ndikim të madh në jetën e nxënësve dhe kolegëve të saj.

Me pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj profesionit të mësuesit, ajo ka fituar respekt të madh dhe ka qenë një model për shumë breza.

Lajmi i ndarjes nga jeta e saj ka mërzitur personelin arsimor dhe të gjithë ata që e kanë njohur si mësuese dhe si njeri.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e Motrës(Hallës) Mësueses së parë të Drenicës Feride Hisen Rrecaj Istrefi
Ishalla takohemi në xhenet!”, Thuhet në njoftimin e familjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer