Ka ndërruar jetë në moshën 25 vjeçare, Lirigzon Karaqica, nga Gllanasella e Drenasit me vendbanim në Suedi.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Lirgzoni e kanë bërë të ditur komuna e Drenasit përmes telegramit të Ngushëllimit të dërguar nga kryetari i kësaj komunës tek familja Karaqica.
Njoftimi i komunës së Drenasit:
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ngushëllon familjen Karaqica për ndarjen nga jeta të Lirigzonit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Lirigzon Karaqicës nga fshati Gllanasellë, me vendqëndrim në Suedi, në moshën 25-vjeçare. I ndjeri ishte magjistër i shkencave politike dhe kandidat për doktoraturë.
“Largimi i parakohshëm i Lirigzonit është dhimbje e rëndë për familjen dhe komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar vdekjen e papritur të Lirigzonit. Ngushëllime të sinqerta për familjen Karaqica”, ka thënë kryetari Lladrovci.