Sot u nda nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Milaim Fejzullahu nga fshati Shallc i komunës së Vushtrrisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan portali rajoni.org.
Familjarët e kujtojnë Miliamin si një polic të shkëlqyer, ku pjesën më të madhe të jetës i shërbeu shtetit.
Postimi i plotë:
Njoftim mortor
Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, miqët dhe shokët se sot me datën 14.01.2024 në fshatin Shallc, Vushtrri ndërroi jetë më i dashuri ynë Milaim(Adem) Fejzullahu ne moshën 57 vjeçare.
Varrimi do të bëhet të dielen me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi.
Do të kujtojmë gjithmonë,
familja Fejzullahu