Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, të cilët përmes një postimi kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi!
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rrustem Palushi familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
Sindikata e Policisë së Kosovës