Ka vdekur pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu nga fshati Likofc i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e tij përmes një njoftimi e ka dhënë vëllau i të ndjerit, hoxha i njohur Osman Musliu.
Njoftimi i plotë:
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Të dashur familjar, miq e dashamirë, ju lajmërojmë së vllau ynë e luftëtari i lirisë së Kosovës, Limani para disa orëve ka ndërruar jetë. Dhimbja asht e madhe, e lusim Zotin që ta merr në rahmetin e tij e neve ishalla na forcon e na çon sabrin!
Varrimi asht ditën e hanë! Për orën e saktë do ju lajmërojmë me kohë.