Reduktime të gjata me ujë po nisin për Mitrovicën, Vushtrrinë e Skënderajn.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi sot në një njoftim.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë,
Si rezultat i gjendjes se krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë, jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët tanë.
Orari i reduktimeve:
MITROVICË
Nga ora 09:00- 18:00
• Tuneli I Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.
Nga ora 18:00 – 06:00
• Reduktime në qytet,
VUSHTRRI:
06:00-18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00–06:00 Reduktime në qytet,
SKËNDERAJ
06:00 – 18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00 – 06:00 Reduktime në qytet,
Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.