Është arrestuar pronari i “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi.
Nga pamjet ai shihet duke u futur në makinën e policisë.

Bastisja brenda restorantit të tij ka zgjatur për më së shumë se dy orë.
Aksioni i policisë erdhi pas publikimit të incizimeve për skandalin e grurit dhe vajit.
Muharremi, që është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, po dyshohet se është ndërmjetës.
Paraprakisht, policia arrestoi edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.