Qyteti i Mitrovicës dhe Skënderajt po vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm.
Ky problem ka ardhur për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Si pasojë ndërprerjes së energjise elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol, nga ora 18:00 është ndërprerë edhe prodhimi respektivisht trajtimi i ujit.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vend të ngjarjes dhe në momentin që rikthehet energjia elektrike, do të rifillohet me trajtimin dhe shpërndarjen e ujit për Mitrovicë dhe Skenderaj.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!