Ka ndërruar jetë, Shefqet Topalli nga fshati Vitak i Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Shefqetit e kanë dhënë familjarët e tij përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i të ndjerit bëhet me 22 maj në ora 14:00 në Vitak.
Njoftimi i plotë:
Njoftim Mortor !
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! “
Të ndëruar miq dhe dashamirë ,me dhimbje të thellë ,ju njoftojmë se sot me datën 21.05.24 ka ndërruar jetë babai jonë, Shefqet Musli Topalli.
Varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Vitak në ora 14:00.
Allahu të bëftë prej banorëve të Xhennetit.
Do të të kujtojmë gjithmonë me mall dhe krenari .
Me pikëllim ,familja Topalli.