Ka ndërruar jetë djali i heroit të Kombit Sefer Mikushnica , veteran i arsimit dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Sefer Shabani nga fshati Mikushnicë e Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Për ata që e njohin Selimin e dijnë së ai ishte një mësues i jashtëzakonshëm, një veteran i pathyeshëm i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një pjesë e pashoq e lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi.
Familjaret njoftojnë së varrimi i ndjerit bëhet sot, më 1 Janar 2025, e mërkurë, në ora 15:00, në varrezat e lagjes “Shabani”, fshati Mikushnicë, Skenderaj./Rajoni.org/