Ka ndërruar jetë, Shaqir (Salih) Behrami nga fshati Domanek i Komunës së Drenasit, shkruan rajoni.org.
Behrami në karrieren e tij ka shërbyer në pozita si gjyqtar, funksionar komunal dhe avokat i përkushtuar.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja Behrami përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, më 12 maj 2025, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Domanek (Drenas).