Ka ndërruar jetë infermieri që shërbeu për disa dekada në QKMF në Drenas, Hysni Neziri, nga fshati Krajkovë e Drenasit, shkruan rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja Neziri përmes rrjetit social “facebook”.
Ceremonia e varrimit do të bëhet më 20 Maj 2025, në Krojkovë në ora 13:00
Lajmërim për Vdekje
Sot po shkruaj Une Durim NEZIRI e me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, babës Hysni NEZIRI, i cili u nda nga kjo jetë sot më 19 Maj 2025
Ceremonia e varrimit do të bëhet më 20 Maj 2025, në vendlindjen e tonë, Krojkovë në ora 13:00
Të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit janë të mirëpritur të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij.