Friday, November 28, 2025

Lajmi i hidhur: Vdes ish Ushtari i UÇK-së nga Baica e Drenasit, Halit Zariqi

Ka ndërruar jetë Veterani dhe Invalidit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Zariqi, nga fshati Baicë i Drenasit, shkruan rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e Zariqit e ka dhënë kreu i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, i cili ka njoftuar se Zariqi ishte shembull i qëndresës dhe sakrificës, një luftëtar që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

Zariqi i përkiste brezit të atyre që e vendosën atdheun mbi çdo gjë, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë kolektive.

“Lavdi jetës dhe veprës së Halit Zariqit! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën dha gjithçka,” thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer