Monday, March 31, 2025

Lajmi i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së nga rajoni i Drenicës!

Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamdi Morina nga fshati Doborshefc i Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.

I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e Hamdisë e ka dhënë përmes rrjetit social, kryetari i OVL UÇK në Drenas, Enver Hajdari.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamdi Morina.

Hamdiu ishte komandant skuadre në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, një luftëtar i palëkundur që me guxim dhe përkushtim i shërbeu atdheut në ditët më të vështira. Pas luftës, ai vazhdoi të mbetej besnik ndaj vlerave të UÇK-së, duke qenë gjithmonë një shembull i nderit dhe sakrificës.

Lavdi jetës dhe veprës së Hamdi Morinës!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së – Dega në Drenas

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer