Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpend Musliu nga fshati Shtrubullovë i Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e Shpendit e ka dhënë përmes rrjetit social, kryetari i OVL UÇK në Drenas, Enver Hajdari.
“Me pikëllim të thellë, Organizatat e Dalura nga Lufta Dega në Drenas njoftojnë se sot, më datë 19.04.2025, është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shpend Bislim Musliu. Humbja e tij është dhembje jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne që e njohëm dhe e vlerësuam kontributin e tij në rrugën e lirisë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 20 prill 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Shtrubullovë”, ka shkruar Hajdari në facebook./Rajoni.org/