Ka ndërruar jetë veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Ferizi ngs fshati Poklek i Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
I ndjeri ka dhënë kontribut për lirinë e vendit tonë, si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e Beiqrit e ka dhënë përmes rrjetit social, kryetari i OVL UÇK në Drenas, Enver Hajdari.
“Me dhembje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Ferizi. Beqiri ishte pjesëtar i dalluar i radhëve të UÇK-së, luftëtar i palëkundur i lirisë dhe njeri me vlera të larta atdhetare. Me përkushtimin dhe sakrificën e tij gjatë luftës çlirimtare, ai u bë shembull i qëndresës dhe i dashurisë për vendin.Në emër të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Dega Drenas, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferizi, bashkëluftëtarëve dhe gjithë të afërmve”, ka shkruar ai.